Arrestohet presidenti i Kastriotit që dhunoi gazetarin

458
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga Presidentin e klubit të futbollit, Kastrioti, Alban Vogli. Mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçari, rreth orës 22:20 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka dhunuar gazetarin Eduard Ilnica. 41-vjeçari është goditur me sende të forta, ndërsa ndodhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari Alban Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi ia ka publikuar në një gazetë lokale.
Sigal