Arrestohet përgjegjësi i OSHEE në Shëngjin, në kërkim drejtori i filialit në Lezhë

466
Arrestohet në flagrancë përgjegjësi OSHEE-së në zonën e Shëngjinit, Ladimir Shtjefni 43 vjeç si dhe elektriçisti Pal Bakaj 53 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Drejtori i OSHEE-së filialit Lezhë Gj.M.

Arrestimi i tyre si dhe shpallja në kërkim i Drejtorit të OSHEE-së u bë pasi ky i fundit ka urdhëruar në mënyrë arbitrare përgjegjësin e OSHEE-së të zonës së Shëngjinit si dhe elektriçistin e kësaj zone, që të rilidhë energjinë elektrike në mënyrë të kundraligjëshme hotelit në pronësi të shtetasit K.P, banues në Kune, Shëngjin. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” , “Lidhjes së paligjëshme të energjisë elektrike”.
Sigal