Arrestohet për vjedhje me armë në Gjermani vëllai i Enkelejd Alibeajt

441
Në datën 7 prill është arrestuar në Hahn të Gjermanisë vëllai i Enkelejd Alibeajt, pas një vjedhje më armë. Shtetasi Taulant Alibeaj është arrestuar pas një vjedhje më armë. Burime jozyrtare të Policisë së Shtetit thonë se ai ka treguar një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie autoriteteve gjermane. Ai nuk njihej në sistemin gjerman, por ishte regjistruar si Xhavit Morrnica. Raportohet se gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë. Po ashtu ka treguar edhe një kartë identiteti italiane, sipas së cilës punonte për Ministrinë e Financave.
Sigal