Arrestohet për llogari të Italisë 44-vjeçari në Shijak, ja për çfarë akuzohet (Emri)

507
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Në pranga është vendosur Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës, pasi është dënuar nga drejtësia italiane me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni”.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e djeshme kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl,datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal italian.

Maksimumi i dënimit është 24 vjet burg.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal