Arrestohet për korrupsion ish-kreu i Hipotekës në Lushnje

415
Një ish zyrtar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet për korrupsion. Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, në sajë të operacionit të koduar “Ndëshkimi” bënë të mundur arrestimin e Elvis Bajaziti, me detyrë ish- Regjistrues në ZVRPP Lushnje. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion pasiv”. Për këtë person Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sigal