Arrestohet për herë të 3-të i moshuari, ka pasion…

526
Një i moshuar duket se nuk zë mend dhe nuk heq dorë nga gjurmimi ndaj një 36 vjeccareje, megjithëse ka përfunduar dy herë në komisariat.
Policia bëri të ditur se shtetasi Gj. P., 65 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës pasi në rrugën “Marubi”, ka përndjekur në mënyrë të përsëritur, shtetasen S. P., 36 vjeçe, banuese po në Tiranë.
Sipas policisë ky shtetas ka qenë i dënuar edhe dy herë të tjera me të njëjtën akuzë, atë të “Përndjekjes”.
Ndërkohë që në zonën e e Bathores policia ka arritur që të arrestojë një tjetër person, këtë herë për ushtrim dhune në familje.
“U arrestua në flagrancë shtetasi J.Sh., 57 vjeç, banues ne Bathore, pasi në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, D. Sh., 48 vjeçe, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Sigal