Arrestohet për gjobë në këmbim të rryshfetit, ish përgjegjësi i DSHP në Korçë

450
Ish përgjegjësi i Shëndetit Publik në Korçë është ndaluar për korrupsion
Sipas policisë së Korçës Luan Bejko ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës, me 3 vite burg e 900 000 lekë gjobë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
Sipas policisë 61 vjeçari me banim në Korçë kur ka qënë me detyrë përgjegjës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korçë, në vitin 2012 rezulton se, “gjatë ushtrimit të detyrës së tij, e ka shpërdoruar atë , pasi vendoste gjoba tek subjekte të ndryshme, e më pas i anulonte ato, në këmbim të rryshfetit”
Sigal