Arrestohet një nga protestuesit e zonës së Astirit, ja për çfarë akuzohet

441
Sigal

Policia ka arrestuar një nga protestuesit e zonës së Astirit, i cili është shoqëruar për në komisariatin nr.6. Raportohet se banori për të cilin është prerë fletë-arresti është Kujtim Ylli.

Kujtim Ylli sipas burimeve dyshohet se është arrestuar për shkak të shkatërrimit të pronës. Banorët e Astirit, të cilët prej ditësh po protestojnë për pronat e tyre, gjatë ditës së djeshme hoqën blloqet e betonit përgjatë Unazës së Re.

Familjarët e Kujtim Yllit shoqëroheshin në ambientet e komisariatit së bashku me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu.