Arrestohet një kontrabandist duhani në Elbasan, i sekuestrohen 1600 paketa

493
Një kontrabandist duhani është arrestuar nga Policia e Elbasanit dje pas një operacioni të koduar si “Market”. Ai quhet Durim Sharra, 50 vjeç banues në Elbasan.

Sharra u arrestua në lagjen “5 Maji”, ku u konstatua nga efektivët e policisë duke tregtuar paketa cigare pa pullë fiskale dhe pa dokumentacion përkatës

Grupi hetimor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 310 paketa cigare pa pullë fiskale dhe 1360 paketa cigare me pullë fiskale por pa dokumentacion përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi I mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi I taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 178,179, 180 dhe 181 të Kodit Penal.
Sigal