Arrestohet një doganier i Morinës për korrupsion pasiv

603
Një doganier i pikës kufitare të Morinës është arrestuar nga krimi ekonomik për korrupsion. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ardian Shehu, 44 vjeç nga Fieri, doganier në Morinë, ka lejuar të kalojë një automjet në mënyrë të paligjshme, kundrejt një rryshfeti. Krahas Shehut është arrestuar edhe Festim Nozllaku, 25 vjeç nga Kashari, drejtuesi i makinës. 
Arrestimi i shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, furgon, me targa AA 438 FR, me drejtues shtetasin Festim Nozllaku, në të cilin ishin të ngarkuara dy pishina plastike pa dokumentacionin përkatës , doganieri shtetasi Ardian Shehu e ka lejuar të kalojë duke i marrë 1.000 lekë (ryshfet), pa kryer veprimet doganore.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sigal