Arrestohet një 27-vjeçar në Elbasan, për prodhim dhe shitje narkotikësh

543
Një 27-vjeçarë është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi në makinën me të cilën udhëtonte ju gjet e fshehur një kg e 950 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Arrestimi i Gëzim Panxhi u bë ditën e djeshme nga Specialistët Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e policisë së Elbasanit në aksin rrugorë Elbasan-Cerrik, në fshatin Gjergjan.
Në momentin e arrestimit atij ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 950 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva, një aparat telefoni celular si dhe 10.000 lekë të reja.
Sipas policisë lokale, Panxhi ishte i dënuar edhe më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Sigal