Arrestohet një 26-vjeçar nga policia e Vlorës, dhunoi me grushte babain e tij

389
Sigal

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në trup babait të tij.

Në pranga përfundoi Armando Mustafa, banues në Vlorë.

“Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M., 53 vjeç, të cilin e ka goditur me grushte duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup.

Dyshohet se dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkalike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë”, sqaron policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.