Arrestohet në Tiranë i kërkuari për trafik droge në Itali

471
Sigal

Është arrestuar në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, u kap dhe u arrestua përkohësisht shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Ja njoftimi i plotë

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u kap dhe u arrestua përkohësisht shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 74 i ligjit 309/1990 dhe Nenet 3, 4 të ligjit 146/2006 të Kodit Penal Italian.

Gjatë vitit 2016 dyshohet se ky shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.