Arrestohet në Romë i këkuari nga Shqipëria për trafik ndërkombëtar droge

449
Policia e Romës në Itali ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Përmes një komunikate zyrtare për mediat, policia e Romës informon se “në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 26 shtatorit ka arrestuar shqiptarin M.A, 35 vjeçar, i kërkuar nga policia shqiptare qysh më vitin 2012 me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Në nëntor të vitit 2012 gjatë një kontrolli të kryer nga policia lokale në qytetin e Vlorës, shqiptari M.A ndalohet në flangrancë në zotërimin e një gomone ku ndodheshin 37 çanta të mbushura me rreth 1 ton e 125 kg marijuanë si dhë një armë e tipit kallshnikov.
Lënda narkotike ishte e destinuar të trafikohej drejt Italisë nën organizmin e bashkëpunimit me disa shqiptarë të tjerë.
Shqiptari M.A në vitin 2012 kishte mundur t’i shpëtonte dënimit me 6-8 muaj burg në Shqipëri me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Arrestimi i shqiptarit u krye në lagjen periferike Borghesiana të Romës, pas një kontrolli të patrullave të policisë që gjatë natës kontrollojnë territorin.
Shqiptari M.A udhëtonte në automjetin tip “Ford Fiesta” sëbashku me dy shqiptarë të tjerë.
Sapo kanë nuhatur praninë e policisë në rrugët e kësaj zone, ata janë larguar me shpejtësi duke shkaktuar dyshimin tek forcat e rendit.
Menjëherë ka nisur ndjekja e policisë italiane ndaj makinës së dyshimtë e pas disa minutash shqiptari M.A është arrestuar ndërsa ka braktisur automjetin e tij e përpiqej të largohej në këmbë për t’i shpëtuar ndjekjes së forcave të rendit.
Dy shqiptarët e tjerë janë ende në kërkim e njëri prej tyre 22 vjec është mundur të identifikohet.
Për momentin shqiptari ndodhet në burgun Rebibbia të Romës në pritje të kërkesës për ekstradim drejt Shqipërisë.
Sigal