Arrestohet në Rinas kosovari i depërtuar nga Zvicra, si e kishte falsifikuar pasaportën

586
Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të depërtuar nga Zvicra dhe të shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për “Vjedhje me dhunë”. Sipas policisë, ky shtetas qarkullonte me një pasaportë Shqiptare të falsifikuar. Policia kë bërë ndalimin e shtetasit Kosovar Astrit Th., 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjakovë.
Shtetasi i lartëpërmendur ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zviceriane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit. Ky shtetas dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 Euro.
Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Nga ana jonë u procedua për veprën penale “Falsifikim i i vulave, stampave dhe i formularëve” , parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Shtetasi Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.
Sigal