Arrestohet në Qafë-Thanë 37-vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

537
Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, është ndaluar një 37-vjeçar, pasi ka rezultuar në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 8 vjet heqje lirie. Policia e Korçës bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Edmond Bofe, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga organet Italiane të Drejtësisë. Gjykata e Leccos, Itali e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 28 ditë burg në vitin 2002, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Sigal