Arrestohet në port 42 vjeçari nga Tirana, transportonte me kamion 30 kg kanabis

562
Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Forca të policisë kufitare kanë sekustruar në orët e mesditës së sotme 30 kg kanabis në portin e Vlorës.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të kamionit tip “Renault” me targë AA 021 MX, në pronësi të shtetasit Genci Gjuzi, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Droga ishte fshehur në dyshemenë e kabinës.
Specialistët e nakotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shoferit të kamionit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sigal