Arrestohet në Korçë Klemend Ibrahimi, ishte dënuar me 31 vjet burg

512
Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka arrestuar në periferi të qytetit të Korçës, Klemend (Aleksander) Ibrahimi, i dënuar me 31 vjet burg . Policia sqaron se “ky shtetas ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale si”Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” “Operacioni për kapjen e tij kishte disa dite qe kishte startuar dhe mbi bazën informacioneve dhe metodave Policore, është bere e mundur të finalizohet sot në periferi të qytetit të Korçës, gjate tentativës për tu larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse më datë 15.09.2013, rruga “Gjergj Legisi” ka tentuar te vrasë me armë zjarri shtetasin Q. S si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij”, vijoni njoftimi. Prokuroria Rrethit Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykates Tiranë, e cila ka dënuar me 31 vite burgim, për veprën penale të “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 e 154/1 te K.Penal.
Sigal