Arrestohet në Korçë i dënuari me 15 vite burg, vrau shokun në Greqi

497
Një 26-vjeçar nga Mborja e Korçës është vënë në pranga, pasi ishte person i shpallur në kërkim. Aurel Ramo akuzohet se ka vrarë një person në vitin 2010 në Greqi, shokun e tij, shtetasin me iniciale E.M.
Ai është dënuar me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.
“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Korçë, me vendim Nr.403, të datës 11.12.2015, ka lënë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë me Nr.369, të datës 12.06.2015, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vite burg, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasi Aurel Ramo, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet të fortë mprehës, (thikë), shtetasin E. M, (ngjarje kjo e ndodhur në Shtetin Grek, në vitin 2010). Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në fshatin Mborje, të Korçës, ku ky shtetas fshihej.
Sigal