Arrestohet në Itali, një i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit në Sarandë

500
ITALI – Dhjetë ditë më parë, ai u përfshi në vrasjen e një të riu në Shqipëri. Nga frika u largua për në Itali, në vendin ku ka jetuar prej vitesh.
Policia italiane e ka arrestuar në shtëpinë e tij, Gani Hysën, 46 vjeç, i cili akuzohet se për vrasjen e Edmond Theodhorit.
Hysa është u përfshi në vrasjen e 32-vjeçarit, i cili u ekzekutua pasi i beri kompliment një vajzë që ndodhej me 46-vjeçari dhe me një grup të afërmish në Sarandë.
Policia në Shqipëri ka arrestuar gjashtë persona të cilët pasi dhunuar fizikisht Edmond Theodhorin e ekzekutuan me disa plumba.
Hysa dyshohet se pas ngjarjes në Sarandë është larguar ilegalisht në Greqi dhe prej andej ka udhëtuar drejt Italisë.
Tashmë pritet që 46-vjeçari të ekstradohet në Shqipëri, ku do të përballet në gjykatës me akuzën e vrasjen së 32-vjeçarit. 
Sigal