Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim kufiri në mënyrë të paligjshme”

480
Kapen 26 shtetas të vendeve të treta, në tre Urat Çarçovë, nga Specialistët e Policisë Kufitare më datë 20.05.2015. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Arben Topoviti, 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale të ”Dhëniesndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. 

Parashikuar nga neni 298 iKodit Penal, për arsye se: Më datë 19.05.2015, rreth orës 23:30, nga ana e efektivave të Stacionit tëPolicisë Kufitare Tre- Urat, Çarçovë, në vendin e quajtur ”Qymyri” në afërsi tëfshatit Zhepe, janë ndaluar 26 shtetas të vendeve të treta, të cilëtshoqëroheshin nga shtetasi i mësipërm.

 Pas intervistimit të bërë,shtetasit e huaj deklaruan se donin të iknin nëvendet e BE-së, dhe për këtë ishin lidhur me një shtetas arab, i cili kishtemarrë përsipër kalimin e tyre nga Greqia në Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë,kundrejt një pagese prej 1.000 eurosh për person. Po punohet me palëngreke për kapjen e shteasit Arab.

Shtetasi u ndalua në ambientet e paraburgimit të D.P.Q.Gjirokastër si edhematerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për ndjekje tëmëtejshme ligjore në lidhje me veprën penale të parashikuar nga nenii 298 IKodit Penal.” Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit
Sigal