Arrestohet në flagrancë i riu nga Durrësi, tentoi të vjedhë një filial banke

463
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar ndërsa po tentonte të vidhte filialin e “Raiffeisen Bank” në këtë qytet.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e të premtes së 4 dhjetorit 2015, në lagjen nr 9 në Korçë, ku Ismet Lushi, banues në Manëz – Durrës ka thyer xhamin e filialit të “Raiffeisen Bank” e më pas ka hyrë brenda, duke tentuar të vjedhë.
Por ndërhyrja në kohë, e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë, të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja” mbetur në tentativë”.
Sigal