Arrestohet në flagrancë autori, vrau 31-vjeçarin në Kavajë

55
Një 31 vjeçar ëshët vrarë me armë zjarri rreth orës 10:30 minuta në fshatin Luz të Madh në Kavajë. Sipas policisë viktima është shtetasi me inicialet I. Z, 31 vjeç banues po në Kavajë.
Ndërkohë është arrestuar i dyshuari si autor Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, po banues në Kavajë. Sipas policia I dyshuari si autor ka tentuar të largohet por është arrestuar menjëherë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan ne këtë ngjarje