Arrestohet në Fier i dënuari për trafik narkotikësh në Itali

497
Policia e Fierit në në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Blutë arrestuan shtetasin Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” të Fierit.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi i shtetasit Mikel (Enea) Hyka, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Sigal