Arrestohet në Elbasan, pasi hyri në banesën e 16 vjeçares dhe tentoi ta përdhunojë

394
Një 22 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj me një 16 vjeçare. Ngjarja ndodhi dje pasdite ndërsa policia e bëri të ditur sot, 24 gusht.
Mësohet se rreth orës 17:00 të 23 gushtit 2015, Shkëlqim Çapja banues në fshatin Rrenas Belsh ka shkuar në banesën e të miturës me inicialet I.M, 16 vjeçe po në atë fshat dhe “ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj”.
Nuk jepen shumë detaje por mësohet se i riu është arrestuar materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç , mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 101 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal