Arrestohet në Elbasan i kërkuari për trafik kokaine në Itali

498
Policia investigative e Bergamos informon se në bashkëpunim me Interpolin dhe me policinë shqiptare ka arrestuar sot paradite në Elbasan shtetasin shqiptar Edmond Stafa 52 vjeç.

Ai është i kërkuar nga autoritetet italiane prej vitit 2009 me akuzën e trafikut të drogës.

Edmond Stafa është kapur me 28 kg heroinë të fshehur në një apartament në Stezzano në provincën e Bergamos. Ndaj tij drejtësia italiane ka marrë vendimin e dënimit me 9 vjet e 11 muaj burg.

Më nëntor të 2015 u arrestua po në Shqipëri dhe shtetasi Blendi Cepa , bashkëpunëtor i Edmond Stafës dhe i kërkuar nga drejtësia italiane.

Edmond Stafa do të ekstradohet shumë shpejt nga Shqipëria drejt Italisë.
Sigal