Arrestohet në Durrës turku me pasaportë fallso

655
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas turk, ndërsa ndaj tre të tjerëve vijonë hetimet në gjendje të lirë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta turke të falsifikuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se “në Portin e Durrësit u arrestua shtetasi turk, N.A dhe hetohen në gjendje të lirë shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, banues në Turqi”.
Në njoftim thuhet se këta persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara.
Për të arrestuarin dhe 3 turqit e tjerë në gjendje të lirë, do të vazhdojnë hetimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Sigal