Arrestohet në doganë, tetovari: Doli se makina e tij ishte e vjedhur në Itali

541
Një i ri nga Tetova është arrestuar në doganën e Tushemishtit, pasi ai po hynte në Shqipëri me një automjet që rezultoi i vjedhur në Ravena, Itali.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë njoftoi se bëri arrestimin në flagrancë të Veton Murtezanit, 27 vjeç, banues në Tetovë, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht. Kur ky shtetas u paraqit me automjetin “MINI Cooper”, ai rezultoi i vjedhur më datë 7.10.2017 në Ravena-Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale :”Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
Sigal