Arrestohet me bashkëpunëtoren, shiste bashkëjetuesen për 5 mijë lekë

543
Policia e Vlorës shkatërron një bazë kriminale për shfrytëzimin e prostitucionit tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”.
Operacioni policor i koduar “Minorenia” ka vënë në pranga tre persona, 1 mashkull dhe dy femra.
Të arrestuarit janë:
1. Laureta Alili, 39 vjeç, banuese në Vlorë.
2. Klaudio Kovaci, 21 vjeç, banues në Vlorë.
3. Xhoana Çelaj, 20 vjeç, banuese në Vlorë.
Sipas bluve Laureta Alili në bashkëpunim me shtetasin Klaudio Kovaci shfrytëzonin për prostitucion Xhoana Çelaj, e cila ishte dhe bashkëjetuesja e Klaudios.
“Laureta Alili, është kapur në flagrancë duke shfytëzuar për prostitucion shtetasen: Xhoana Çelaj, kundrej një vlere monetare prej 5.000 (pesë mijë) lekë, (para të cilat jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje). Klaudio Kovaci (i dënuar më parë për Vjedhje) është kapur në flagrancë pasi shfytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij, shtetasen: Xhoana Çelaj”.
Blutë kanë arrestuar dhe vetë Xhoana Çelaj për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” kundrej përvetsimit të pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Ushtrim prostitucioni” dhe “Shfytëzim prostitucioni”.
Sigal