Arrestohet me 7 doza heroine 32-vjeçari nga Pogradeci

399
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap me 7 doza heroine.
Sipas policisë i arrestuari është Adriatik Kadilli nga Buçimasi i Pogradecit.
“Arrestimi i tij u bë pasi, dje në lagjen nr 1, në Pogradec, gjatë kontrollit trupor të ushtruar këtij shtetasi, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar, të llojit Heroinë si edhe një shumë prej 86 000 lekë të reja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal