Arrestohet kultivuesi i bimëve narkotike në Shkodër

445
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje është vënë në pranga nga policia e Tropojës. Gëzim Trezhnjeva, banues në Tropojë, u arrestua nga blutë e qytetit verior ditën e sotme. Sipas policisë, ndaj Trezhnjevës, Gjykata e Tropojës, në korrik të këtij viti kishte dhënë masën “arrest me burg”, për veprat penale ”Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. 21-vjeçari dyshohet si bashkautor i mbjelljes dhe kultivimit të një sipërfaqeje në vendin e quajtur Livadhet e Padeshit, ku policia ka gjetur dhe asgjësuar 468 rrënjë bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë është gjetur edhe një armë automatike, model 56.
Sigal