Arrestohet kryeplaku i Palcit, nuk njoftoi policinë për 2 parcela me kanabis

448
Është arrestuar nga uniformat blu të policisë së Tropojës një kryeplak fshati, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë së Kukësit, bëhet e ditur se nga ana e specialistëve të Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në komisariatin e Tropojës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Andrea Ndou, 37 vjeç, banues në Palc të Lekbibajt.
Të njëjtat burime thonë se arrestimi i shtetasit u bë pasi duke qenë me detyrë kryeplak i Fshatit Palc, nuk ka informuar për mbjelljen e dy parcelave me 107 rrënjë kanabis.
Materialet në ngarkim të tij, tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këtë verë në rrethin e Tropojës janë gjetur dhe asgjësuar disa parcela me bimë narkotike kanabis-sativa, ku shumica e tyre ishin mbjellë në parcela pa pronar.
Sigal