Arrestohet krutani, pasi përndoqi 18-vjeçaren kap me grushta dhe babain e saj

112
Një i ri nga Kruja është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë 18-vjeçare.

Policia thotë se në pranga vuri shtetasin Sokol Kurti 20 vjeç, i cili akuzohet se ka goditur me grushta edhe babain e vajzës.

“Kurti, thotë policia, ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A.Q. 18 vjeçe si dhe për motive të dobëta ka goditur me grushta babain e saj, shtetasin A.Q. 52 vjeç, banues në Krujë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Përndjekja” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.