Arrestohet italiani në portin e Vlorës, do kalonte 32.4 kg kanabis me kamion

430
Policia sekuestroi 32.4 kilogramë marijuanë në portin e Vlorës, e cila u tentua të trafikohej drejt shtetit fqinj Italisë me një kamion që drejtohej nga një napoletan.
Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga drejtuesin e kamionit tip Scania, 48-vjeçarin italian Giovani Melafronte me banim në Napoli.
Gjatë kontrollit, pas mesditës së sotme, policia konstatoi të fshehur në pjesën ballore të kamionit sasinë e lëndës narkotike të ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban.
Sigal