Arrestohet ish-zyrtari i lartë i policisë, iu gjetën në banesë armë e municione

667
arrestohet
arrestohet
Sigal

Një ish-drejtues i policisë është arrestuar pasi në banesën e tij policia gjeti një arsenal armësh.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-shefin e Stacionit policor të Tetovës Rauf R., pasi në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka pasur pa leje.

Kontrolli i banesës së ish-shefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë.

“Në bazë të urdhrit gjyqësor, mbrëmë në orën 21:00 policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën “Andrej Stojanoviq” tek personi R.R. (63) nga Tetova. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike, 29 plumba nga pushka automatike 7.62 mm, një pistoletë “glok” me shtatë plumba, 25 plumba pistolete të kalibrit 7.62 dhe shtatë plumba pistolete magnum 357″, thuhet në njoftimin zyrtar.