Arrestohet ish-topografi 73-vjeçar në Lezhë, ishte në kërkim për falsifikim dokumentesh

498
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Luigj Paloka, 73 vjeç, ish-topograf. Ky shtetas, në kohën kur kryente funksionin e topografit, ka falsifikuar dokumentet duke ndarë tokat e pafrytshme në zonën turistike Kune-Shëngjin, si toka bujqësore. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18.11.2015 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Sigal