Arrestohet ish- komisari i Policisë, i dënuar në Itali. Si e fshehu SHÇBA urdhër-arrestin e ardhur që në vitin 2014 (Emri)

415
Ish- oficeri i policisë në Tiranë Dritan Xhindoli është arrestuar, pasi ishte në kërkim prej disa kohësh.
Sipas policisë, Dritan Xhindoli është dënuar nga gjykata e Bolonjës në Itali me 10 vite burg nën akuzën për “vjedhje dhe falsifikim dokumentesh”.
Mësohet se kohët e fundit Xhindoli ka mbajtur postin e specialistit në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “BalkanWeb” mëson se urdhër-arresti për ndalimin e oficerit me gradën komisar ka ardhur që në vitin 2014, por është mbajtur i fshehtë nga SHCBA.
Xhindoli ka mbajtur disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit, konkretisht në vitin 2014-2015 ka qenë shef për Krimet e Rënda si dhe shef i sektorit për vrasjet në policinë e Tiranës. Ai ka dhënë dorëheqjen 2 ditë para arrestimit.
Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet se pse është mbajtur i fshehtë urdhër arresti për arrestimin e oficerit për llogari të drejtësisë italiane.
Shpallja e tij në kërkim, në formë zyrtare nga autoritetet italiane, është bërë më 9 qershor të vitit 2017. Në urdhrin e autoriteteve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifikohej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person.
Sigal