Arrestohet ish-drejtori i burgut të Drenovës

442
Arrestohet ish-drejtori i Burgut të Drenovës, i cili u shkarkua një ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Laert Çeliku akuzohet për korrupsion pasiv. Ai rezulton se u merrte para të burgosurve për të zhvilluar takime me familjarët, për t’u lejuar komunikimin me telefona celular apo edhe futjen dhe përdorimin e drogës në qeli. Në një deklaratë të sotme, ministri Manjani tha se do ta çonte deri në fund çështjen.
Sigal