Arrestohet infermieri në Elbasan, tentoi të abuzojë me pacienten 16-vjeçare

408
Një infermier i spitalit të Elbasanit është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një paciente të mitur. 26-vjeçari Everest Duka nga Elbasani, me detyrë infermier në pavijonin e Nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të këtij qyteti, është arrestuar pas denoncimit të prindërve të pacientes 16-vjeçare.
Arrestimi i tij u bë nga specialistët e Krimeve, pas kallëzimit të bërë nga pacientja e mitur, kallëzim i bërë në prani të psikologes dhe të familjarëve. “Everest Duka ka qenë me shërbim në pavijonin e Nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli ” Elbasan, ku punonte si infermier, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S.B, 16 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Sigal