Arrestohet i riu, u konfliktua me armë me pronarin e një hoteli

493
Pas katër muajsh në kërkim, arrestohet personi që u u konfliktua me armë me pronarin e një hoteli në Durrës gjatë verës së këtij viti.
Në pranga ka rënë Arbër Buçeza, 21 vjeç, banues në Shënavlash me akuzën e “Vrasje e mbetur në tentativë ” dhe ” Prodhim dhe shitje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Ngjarja u regjistrua me 7 korrik 2015 në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.
Buçeza është konfliktuar fillimisht fizikisht me pronarin e hotelit, 44-vjeçarin Arben Drazhi dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Ka qenë Drazhi që ka shkrepur armën i pari duke qëlluar në drejtim të mjetit të të riut, por edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të lokalit.
44-vjeçari u arrestua të nesërmen e ngjarjes.
Sigal