Arrestohet i riu që plagosi me thikë policin në Kamëz. Ja emri

486
Një i ri është autori i plagosjes së punonjësit të policisë të ndodhur në mesditë.
Burime nga policia thanë se është kapur autori plagosjes së punonjësit të policisë të ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathoes.
Shërbimet e policisë Tiranë kapën Ramadan Njazi, 20 vjeç, banues në Kamëz, i cili plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi Ramadan Njazi, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sigal