Arrestohet i riu, i ofroi drejtorit të policisë 40 euro për të kaluar në Itali

434
Një 25-vejçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojë shefin e Stacionit të Policisë Kufitare.
I arrestuari është identifikuar si Alvaro Çaushaj, banues në Tiranë. Ai ka tentuar të korruptojë duke i ofruar 40 euro shefit të Policisë Kufitare të Migracionit.
Një ditë më parë i riu është paraqitur në P.K.K. Durrës, për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari-Durrës, por atij i është refuzuar dalja sepse nuk plotësonte kushtet financiare për në destinacionin e planifikuar, nuk justifikonte qëllimin e qëndrimit dhe kishte ndalim hyrje në Zonën Shengen.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Sigal