Arrestohet hajduti në Vlorë, merrte para duke mashtruar

459
VLORE – Një 20-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit kishte mundur t’i merrte shumën prej 50.000 mijë lekësh të reja një qytetari nga Berati. 
Xhuliano Muço i është paraqitur emigrantit me inicialet B.P, që atëherë ndodhej në Greqi si një i afërm i djalit të tij. Më pas i ka kërkuar t’i transferojë 50 mijë lekë të rinj, shumë të cilën e ka marrë kur ka ardhur në Shqipëri përmes një pike transfertash.
20-vjeçari është anëtari i tetë i një bande të përbërë kryesisht nga të rinj që drejtohej nga personi me iniciale Sh.N.
Nëpërmjet një skeme të mirë-organizuar këta persona siguronin numra telefonash të qytetarëve, karta identiteti, dokumente të ndryshme, informacione mbi qytetarë të ndryshëm dhe ju prezantoheshin si familjarë të tyre.
Më pas ju kërkonin “viktimave “ të depozitonin shuma parash që varionin nga 10.000 lekë deri në 50.000 lekë, të cilat i merrnin kryesisht përmes pikave të transfertave të parave.
Ky grup, kryente aktivitete kriminale jo vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, teksa tetë anëtarët e tij aktualisht vuajnë dënimin me burg.
Xhuliano Muço është kapur në lagjen “Hajro Çakërri”Vlorë dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg” 
Sigal