Arrestohet greku me 30 kg kanabis shqiptar

451
Një shtetas grek është arrestuar në Igumenicë, ku po hynte me një sasi të konsiderueshme droge të marrë në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Në mjetin që drejtonte 32 vjeçari grek u gjetën 24 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 31,5 kilogramë.

Sipas policisë, ai e kishte marrë drogën, me qëllim që ta trafikonte në tregun grek.
Sigal