Arrestohet greku, kishte marrë në kufirin shqiptar 119 kg kanabis

515
Një shtetas grek është arrestuar të enjten në aksin rrugor Janinë-Antirio.

Më herët policia ishte sinjalizuar për shkuarjen e tij në kufirin me Shqipërinë dhe marrjen në dorëzim të drogës.

26 vjeçarit iu bë shenjë të ndalonte, pasi ai nuk iu bind urdhërit dhe rriti shpejtësinë, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.

Në vendin e quajtur Stano, 7 km nga Amfilohia, 26 vjeçari e la makinën në mes të rrugës dhe u largua me vrap, mirëpo u kap nga një patrullë e policisë rrugore.

Nga kontrolli në automjetin e tij, në sedilet dhe në portbagazh, u gjetën 119,3 kg kanabis, të ambalazhuara në 54 paketa.

Përveç mjetit, policia sekuestroi edhe dy vazo qelqi që kishin vaj kërpi me peshë të përgjithshme 1,3 litra, si dhe automjetin.

Automjeti rezultoi se ishte në pronësi të një shtetasi tjetër grek, me moshë 21 vjeç, që po kërkohet nga policia.
.
Sigal