Arrestohet gardiani pas arratisjes nga Burgu i Drenovës

488
Një prej gardianëve të cilët u dënuan si fajtorë për arratisjen nga burgu i Drenovës është ndaluar sot.
Policia thotë se ndalimi i Tërpo Gjamos, 47 vjeç, banues në Bilisht u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim Nr.281, datë 23.05.2014, e dënoi me 1 vit e 2 (dy) muaj burg, për veprën penale: “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
47 vjeçari ishte me detyrë specialist informacioni në burgun e Drenovës ku më datë 23 nëntor 2013, u arratisën 7 të burgosur nga ambjentet e këtij burgu, mes tyre dhe Admir Tafili
Sigal