Arrestohet gardiani, fshehu dy celularë për t’i futur brenda burgut të Fushë-Krujës

419
Një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është arrestuar në flagrancë ditën e sotme teksa po fuste dy aparate celular në ambientet e brendshme të institucionit të vuajtjes së dënimit. Shtetasi B.Ashiku, punonjës i rolit bazë i kishte fshehur dy celularët në këpucë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve para se ai të merrte shërbimin, iu gjetën edhe sendet e fshehura në këpucë.

Punonjësi B.Ashiku. ishte pjesë e sistemit të burgjeve që prej vitit 2010. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, “Intensifikimi i kontrolleve të IEVPenale bëhet në kuadër të forcimit të masave të sigurisë në sistemin e burgjeve, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit dhe me porosi të Ministrit të Drejtësisë”.
Sigal