Arrestohet fieraku me kallashnikov, kërcënoi 51-vjeçarin

55
Një 40-vjeçar nga Fier është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (6 dhjetor) në lagjen “29 Nëntori “.
Blutë e qytetit të Fierit arrestuan Ilir Halilaj, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë shtetasin: – E.J, 51 vjeç, banues në lagjen po në lagjen “29-Nëntori”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatikë Kallashnikov, një krehër me 28 fishekë model 56, kalibër 5.62 dhe një qese plasmasi ku brenda kishte 33 fishekë model 56, kalibër 5.62.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.