Arrestohet faturisti i Ujësjellësit të Fierit, i fuste në xhep pagesat e njerëzve

546
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar një faturist të Ujësjellësit të Fierit, që pagesta e njerëzve për ujin i fuste në xhepin e vet. Ai quhet Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil dhe ishte shpallur në kërkim që në muajin maj 2018.

Policia e Fierit njoftoi se arrestimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.