Arrestohet ‘fallxhorja’, i mori 7500 euro 44 vjeçarit duke premtuar se do ia shtonte

537
Sigal

Një grua është vënë në pranga nga policia e qytetit të Fierit, pasi akuzohet për “Mashtimi”.

Në pranga ka rënë Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier ,e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.